Destinacioni i radhës për Kim Kardashian ka qenë Roma. Gjatë një shëtitje në shatërvanin Trevi ajo u pa e veshur me një fustan leopard që nxirrte në pah dekoltenë e hapur.

Stili elegant dhe pamja tipike joshëse për orët e natës bënë që të gjithë sytë të ishin tek ajo shkruan DailyMail. 

Kim pozoi disa selfie me adhuruesit e saj pranë monumentit ikonik. 40-vjeçarja ka qenë për vizitë edhe në Vatikan. Por më tepër sesa destinacioni, bujë bëri veshja që Kim kishte përzgjedhur për t’u paraqitur në Vatikan, e cila një fustan rrjete, i cili i vinte në pah belin dhe nuk i mbulonte shpatullat. Ajo u përball me kritika të shumta për shkak se nuk respektoi kodin e veshjes në vendin e shenjtë.

40-vjeçarja kopjoi pozën e aktores suedeze Anita Ekberg, e cila u bë e njohur me filmin La Dolce Vita, ku disa nga skenat e filmit u luajtën pikërisht në shatërvanin e njohur.

Klan News