E mohon se përpunon pamjet për t’u dukur perfekte

Është kritikuar shpesh për manipulime të fotove, për të treguar se linjat e saj trupore janë perfekte. Por Kim Kardashian është në betejë të vazhdueshme me ndjekësit në Instagram për të rrëzuar këtë mit të ngritur rreth imazhit të saj.

Së fundi, 41-vjeçarja ka publikuar këtë foto ku shfaqet me bikini ngjyrë argjendi të koleksionit të ri të markës së saj “Skims”, duke u relaksuar në ujin e detit. Fotot shfaqin barkun dhe këmbët e tonifikuara.

Nëse foto është e përpunuar, kjo nuk dihet, por kohët e fundit ajo ushtrohet intensivisht në palestër. Videot e momenteve të ushtrimeve i ka publikuar edhe në Instagramin e saj.

Aktualisht ajo po kalon pushimet verore me të dashurin e saj, komedianin Pit Dejvidsën me të cilin kanë nisur të bashkëjetojnë pas ndarjes me Keni Uestin.

Tv Klan