Siç duket, për dy bijat e saj, modelingu nuk do shkojë aq kollaj sa për të ëmën. Të martën, Kim Kardashian ndau me ndjekësit e saj në Instagram, se teksa të voglat po pozonin për të shkrepur një foto mbi disa drunj, u rrëzuan.

Kim, me të qeshur shkruan: “Nuk përfundoi mirë!”

Në foton e parë shfaqet North dhe Chicago duke buzëqeshur me nje sfond fantastik plot jeshillëk nga pas.

Në të dytën, siç vihet re, North po udhëzon të motrën se si të pozojë apo si duhet të sillet.

Dhe në foton e tretë, vihet re rënia Chicago teksa po rrëzohet.

Së fundmi, modelja po korr sukses të madh në fushatat e saj të Make Up, dhe ka bashkëpunuar me shoqen e saj të femijërisë Allison Sttater. Produkti i tyre më i ri pritet të dalë në treg më 28 Gusht. /tvklan.al