Shpesh kemi dëgjuar për zakone apo bëma të çuditshme të të pasurve, por Kim Kardashian vendosi t’i shkaktonte një ndryshim pamjeje një makine luksoze, “Lamborghini Urus”.

Në vend të lyerjes, stampimit apo çfarëdolloj ideje që mund të përdorte, zgjodhi veshjet nga koleksioni i ri i “Skims”, “Skims Cozy”, ndërsa pozoi edhe vetë përpara makinës, e veshur me linjën e re. Makina është e mbuluar me copën e veshjeve që nga timoni deri te disqet e rrotave.

Komentet e ndjekësve e kanë cilësuar si “të tepruar dhe tepër të privilegjuar” këtë shpenzim të ri të sajin.

Madje edhe Paris Hilton komentoi “e di që je tmerrësisht e pasur kur mund të shkatërrosh një makinë shumë të shtrenjtë për diçka si kjo”, shoqëruar me ikonat duke qeshur. Ndërkohë, Kim po shijon makinën e saj të re. /tvklan.al