Pas takimit që Kim Kardashian pati me Presidentin Donald Trump, për të diskutuar mundësinë e lirimit të një gjysheje e quajtur, Alice Marie Johnso. Ajo ishte dënuar me burgim të përjetshëm për drogë, por pas takimit me presidentin amerikan, kimi arriti që ta bindë atë për amnistinë ndaj gjyshes, e cila fitoi lirinë falë këtij takimi. Kjo ka qenë edhe indicia që Kim i është futur edhe shkollës së jurisprudencës.

Bukuroshja e Hollywood, në një intervistë për revistën “Vogue” tha se së shpejti do të nisë shkollën e avokatisë. Madje Kim tregoi se e kishte bërë një herë testin e kriminalistikës duke siguruar pikët maksimale. 38- vjeçarja e ka marrë shumë qejf shkollën e re, aq sa ka nisur të praktikohet në një firmë ligjorë në San Francisco dhe punon më dy avokatë 18 orë në javë. Ajo është shprehur se kjo më ndihmon që kur të japë provimin ta fitojë atë, për të nisur studimet universitare.

Klan Plus