39-vjeçarja celebron suksesin e motrës Kylie

Ajo di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen dhe nuk lë rast pa treguar format fizike. Kim Kardashian ka mahnitur të gjithë në mbrëmjen organizuar për të festuar suksesin e kompanisë kozmetike të motrës së saj Kylie.

Fustani i ngushtë dhe i shkurtër, blu e errët, getat e veçanta dhe çizmet me shkëlqim, vetëm sa i kanë vënë në pah linjat të cilat e bënë të famshme në të gjithë botë.

39-vjeçarja nënë e tre fëmijëve, shpesh e ironizuar dhe kritikuar për mungesën e një profesioni sot llogarit 175 milionë dollarë pasuri. Vajza që dikur ëndërronte thjesht të bëhej e famshme, sot është personazhi më i ndjekur në showbiz me 154 milionë ndjekës në Instagram.

Tv Klan