Ambasadorja amerikane Yuri Kim shprehet e ngazëllyer nga çfarë është bërë sa i përket aktiviteteve për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, ndërsa shton se marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, shkojnë përtej partive politike.

Blendi Fevziu: Dhe dy pyetje të fundit. Së pari, si kanë qenë aktivitetet për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike? Jeni e kënaqur?

Ambasadorja Kim: Jam e ngazëllyer nga çfarë kemi pasur mundësinë të bëjmë. Bëmë aktivitete si, një koncert i madh në sheshin Skënderbej. Kemi pasur konferenca. Mbajtëm një konferencë akademike këtë javë. Një tjetër e mbajtëm javën e kaluar. Gjithashtu morëm pjesë në një të tillë javën e kaluar. Organizata të tjera kanë mbajtur aktivitetet e tyre. Dhe kjo ka qenë fantastike. Por e di kush është e preferuara ime?

Blendi Fevziu: Cila është e preferuara juaj?

Ambasadorja Kim: Më pëlqeu shumë autobusi ynë. Nuk e di nëse e patë që morëm një autobus.

Blendi Fevziu: Jo nuk e kam parë.

Ambasadorja Kim: …dhe vizituam vendin si një kënd lëvizës amerikan. Shkuam në Koplik.

Blendi Fevziu: Po.

Ambasadorja Kim: Dhe e dini, ishte shumë bukur të takoheshim me njerëz të cilët nuk i kishim takuar më parë. Dhe të shkonim në vende ku nuk ka një Kënd Amerikan apo një Ambasadë Amerikane, dhe t’u thonim njerëzve se Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan ju duan, se e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe se donim të festonim me ta. Kjo ishte vërtet argëtuese. Shumë argëtuese.

Blendi Fevziu: Dhe ju patët gjithashtu edhe një mesazh nga Presidenti Biden mbi marrëdhëniet dhe një mesazh nga ish-Presidenti Bush.

Ambasadorja Kim: Këtë dua të them kur flas për marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, për ne shkon përtej partive politike. Pa dyshim. Presidenti Biden, një demokrat regjistroi një mesazh në video. Jam e sigurtë se do të kishte ardhur këtu nëse do të kishte mundësi, por donte të bënte më të mirën e mundshme, që ishte një video mesazh. Dhe më pas, Presidenti Xhorxh Bush, i cili vizitoi Shqipërinë…

Blendi Fevziu: Një ish-republikan…

Ambasadorja Kim: Një republikan nisi mesazhin e tij për të shprehur dashurinë dhe urimet e tij. Kjo është diçka që na bashkon në Uashington. Mendoj se është diçka që bashkon të gjithë shqiptarët gjithashtu, pavarësisht partisë politike, pavarësisht nëse janë nga Tropoja apo Saranda, pavarësisht nëse janë të moshuar apo të rinj. Mendoj se ka diçka vërtetë të veçantë dhe unike në marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë që na bashkon të gjithëve. Dhe për mua kjo është shumë e vyer./tvklan.al

Intervista e plotë e Ambasadores Yuri Kim në “Opinion”