Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar për të dytën herë qendrën e votimit 39 në Tiranë. Ajo shprehet se ka parë më shumë bashkëpunim mes stafeve dhe numëruesve gjatë ditës. Po ashtu, Kim paralajmëron se gjatë natës stafi i saj do të vizitojë qendra të tjera numërimi.

“Sapo përfundova vizitën e dytë në qendrën e votimit 39 në Tiranë ditën e sotme. Shumë mirë që të shoh më shumë bashkëpunim mes numëruesve dhe stafeve, dhe numërim më të shpejtë. Stafi i Ambasadës së SHBA-së do të vizitojë qendrat gjatë natës për të përgëzuar ata që po punojnë fort në mënyrë që votuesit të shohin votat e tyre të numëruara sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Kim./tvklan.al