Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përsëritur qëndrimin e administratës Biden për mbështetjen e iniciativës “Ballkani i Hapur“.

“Ne mbështesim të drejtën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të jenë të integruar në Europë dhe të jenë të integruar mes njëri-tjetrit. Dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet, përfshirë Ballkanin e Hapur në mënyrë që të jenë konsekuente dhe të kontribuojnë për procesin e integrimit që udhëhiqet nga BE dhe që janë gjithashtu të hapur për të 6 vendet e Ballkanit.”

Ambasadorja po ashtu ka deklaruar se marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë janë shumë të veçanta, duke i konsideruar ato si një “thesar”.

“Marrëdhënia mes SHBA dhe Shqipërisë është e veçantë. Ne u përpoqëm të lidheshim me ju qe ne vitin 45, por pa sukses. 31 vite pas rënies së komunizmit ende mbetet shumë për tu bërë. Kemi përparuar shumë në rrugën tonë. Në vitin 1991 askush nuk e kishte parashikuar që Shqipëria do të ulej në një tryeze me fuqitë botërore në Këshillin e OKB-së dhe të ishte pjesë e NATO-s”, është shprehur Yuri Kim.

Këto deklarata diplomatja e bëri i gjatë konferencës ”Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane gjatë shekullit të XX”.

Klan News