Balluku: Plan strategjik për përballimin e sulmeve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës rikonfirmojnë mbështetjen e tyre ndaj Shqipërisë në sigurinë kibernetike. Garancinë e dha në Tiranë Ambasadorja Amerikane Yuri Kim gjatë konferencës “Sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri”, e cila tha se sulmet nga Irani e vende të tjera armike nuk do të ndalen.

“Ju nuk jeni vetëm në përgjigjen ndaj sulmit kibernetik, SHBA-të janë me ju. Ne duhet të identifikojmë mbrojtjen tonë kolektive, 50 milionë dollarë shkojnë në mbështetje të mbrojtjes kibernetike dhe për ta mbuluar këtë mbështetje ne kemi dhënë 25 milion dollarë për Shqipërinë dhe ky është vetëm fillimi.”

Zv/kryeministria Balluku foli për masa të shtuara, që sipas saj e kanë kthyer sigurinë kombëtare në çështjen më të rëndësishme për qeverinë.

Një arkitekturë e qartë teknike për ngritjen e Qendrës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike tashmë është e nevojshme”.

Barra e madhe e garantimit të të dhënave është ajo e dikasterit të drejtuar nga Bledi Çuçi.

“Për t’i bërë të padepërtueshme këto sisteme kemi shtuar buxhetin. Vetëm përgjatë këtij viti kemi planifikuar 7.6 herë më shumë investime në teknologji për Policinë e Shtetit se viti i shkuar.”

Angazhimi i NATO-s me projekte konkrete është gjithashtu pjesë e sistemeve tona të sigurisë.

“Brenda këtij viti ne kemi parashikur që qendra operacionale të ngrihet e të jetë funksionale”, tha Niko Peleshi.

Krahas ndihmës financiare dhe asistencës me ekspertë të fushës, qeveria thotë se i ka kushtuar një rëndësi të veçantë edhe aspektit diplomatik me aleatët strategjikë të Shqipërisë.

“Në muajt në vijim bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara, por edhe me partnerë të tjerë në këtë fushë do të përshpejtohet”, tha Olta Xhaçka.

Shqipëria u sulmua dy herë nga hakerat iranianë. Në 15 korrik target ishin sistemet e shërbimeve online dhe më 9 shtator objektiv u bënë sistemet e Policisë së Shtetit. Për këtë arsye Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Tv Klan