Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, është shprehur gjatë një konference mbi krimin e organizuar dhe korrupsionit se qeveria e SHBA-së qëndron në krah të popullit shqiptar në luftën kundër këtyre fenomeneve.

Kim thotë se SHBA do të vijojë punën me qeverinë dhe shoqërinë civile për t’u përballur me kërcënimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Qeveria e SHBA qëndron në krah të popullit shqiptar në luftën tuaj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejtpërdrejtë me ju, me qeverinë dhe shoqërinë tuaj civile, dhe nëpërmjet partnerëve të çmuar si OSBE, për t’u përballur me këtë kërcënim kriminal së bashku dhe për të siguruar qeverisjen e mirë dhe sundimin e shëndetshëm të ligjit që vendi meriton”, mësohet të jetë shprehur Kim.

Deklaratën, ambasadorja Yuri Kim e bëri në Seminarin e OSBE-së mbi “Adresimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nëpërmjet Ripërdorimit të Pasurive Kriminale të Konfiskuara”./tvklan.al