Xhaçka: Reforma në Drejtësi, e vështirë pa mbështetjen e SHBA

30 vjet pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA, pasardhësja e William Rajersonit, ambasadorit të parë amerikan në Tiranë, Juri Kim, veç vlerësimeve për ndryshimet e këtyre 3 dekadave shpreh mbështetjen për anëtarësimin e vendit tonë në BE.

“Sot Shqipëria në prag të anëtarësimit në BE, SHBA gati t’ju mbështesin ndërsa bëni këto ndryshime për anëtarësimin në BE. Ju keni bërë punën e madhe. Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha në forume të tjera. Udhëheqja e Shqipërisë në OSBE është dëshmi e kontributeve të shumta që Shqipëria mund të japë në skenën botërore”.

Ministrja e Jashtme i njeh meritën SHBA për mbështetjen që i dha Reformës në Drejtësi dhe flet për një front që kërkon ta godasë atë.

“Reforma në drejtësi do të kishte qenë shumë herë më e vështirë pa këtë mbështetje. Mjafton të shohësh rezistencën që i ka bërë asaj fronti anti-reformë, mjafton të shohësh sesi lufton ky front edhe sot duke i parë zgjedhjet e 25 prillit si mundësinë e fundit për ta zhbërë reformën në drejtësi, për ta kuptuar sa jetike ka qenë kjo ndihmë”.

Në Marsin e 1991, me rivendosjen e marrëdhënieve të ndërprera gjatë komunizmit, mes Shqipëri-SHBA, që u pasua në Qershor nga vizita e sekretarit të shtetit Xhejms Bejker, që cilësohet si vizitë historike për të ardhmen e këtyre marrëdhënieve.

Tv Klan