PD: Raporti i DHAT, krizë e thellë e besimit tek biznesi

Për raportin e Dhomës Amerikane të Tregtisë reagoi edhe ambasadorja Yuri Kim. Ajo thotë se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis sundimit të ligjit dhe biznesit.

Sipas Kim, rregullat e qarta, përfshirë zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të pronësisë, gjykatat e pastra dhe ndjekja e vazhdueshme e korrupsionit do të tërheqin më shumë investime amerikane dhe do t’u japin më shumë shqiptarëve një goditje të drejtë drejt prosperitetit”.

Një reagim për raportin ka bërë edhe Partia Demokratike me anë të Jorida Tabakut e cila se ai është sinjalizim i një krize të thellë besimi që nuk mund të anashkalohet me debate të pasinqerta, as me propagandën e ditës.

Sipas Tabakut arsyet kryesore të humbjes së shpresës dhe besimit në ekonomi janë taksat e larta që prodhojnë korrupsion dhe monopol plus oligarki.

Tv Klan