Kim takohet me kreun e SPAK: SHBA, pritshmëri për të goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar


Kim takohet me kreun e SPAK: SHBA, pritshmëri për të goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar

16:25 08/09/2021

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, është takuar këtë të mërkurë me kreun e SPAK. Kim thotë se i ka nënvizuar SPAK pritshmëritë e SHBA-së që SPAK-u do të ndjekë penalisht rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar pavarësisht gjithçkaje.

“U takova me kreun e SPAK, Arben Kraja, për të nënvizuar pritshmëritë e SHBA-së që SPAK-u do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar, pavarësisht sa i fortë dhe i pasur është, pavarësisht secilës parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të BKH, SPAK po jep gjithnjë e më shumë sukses çdo ditë”, shkruan Kim.

Kim thotë se SPAK ka hapur 264 raste të reja që kur ka nisur punë dhe janë konfiskuar më shumë se 70 milionë Euro që i janë transferuar shtetit shqiptar.

“Që nga nisja e punës në vitin 2021, SPAK ka hapur 264 raste të reja (218 raste korrupsioni dhe 46 raste të krimit të organizuar).127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatave kanë konfirmuar konfiskimin e më shumë se 70 milionë Euro që tashmë i janë transferuar shtetit shqiptar. Hap pas hapi”, u shpreh ambasadorja./tvklan.al








Të ngjashme