Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim është takuar me kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në fokus të diskutimeve kanë qenë zgjedhjet e 25 Prillit dhe përgatitjet që ka bërë policia.

Kim thotë se Veliu i ka konfirmuar se oficerët e policisë kanë për të kryer një detyrë profesionale dhe të paanshme para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.  

“U takova me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të diskutuar mbi përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit. Veliu konfirmoi se detyra e oficerëve të policisë do të jetë profesionale dhe e paanshme në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve”, shkruan Kim nw Twitter.  /tvklan.al