Kim takon Gjonajn në përfundim të mandatit: Me kontributin e saj, reforma në drejtësi po jep rezultate - Tv Klan

Kim takon Gjonajn në përfundim të mandatit: Me kontributin e saj, reforma në drejtësi po jep rezultate



Kim takon Gjonajn në përfundim të mandatit: Me kontributin e saj, reforma në drejtësi po jep rezultate

17:54 07/09/2021

Ambasadorja Yuri Kim ka takuar këtë të martë Ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonajn, e cila në legjislaturën e re nuk do të jetë më në këtë pocion qeveritar pasi do ta zëvendësojë Ulsi Manja. Kim tha se ka falenderuar Gjonajn për kontributin e saj reforma në drejtësi ka nisur të japë rezultate.

“Takova Etilda Gjonaj për ta falenderuar ndërkohë që përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si Ministre Drejtësie, ministrja me kohëzgjatjen më të madhe në këtë pozicion dhe gruaja e parë në këtë rol kyç. Ne vërejmë në veçanti lidershipin e saj në reformën në drejtësi, e cila me kontributin e saj po fillon që të tregojë rezultate”, shkruan Kim.

Ambasadorja thotë se SHBA do të mbështesë Shqipërinë dhe se udhëheqësit, por edhe institucionet e drejtësisë duhet që të japin rezultate.

SHBA do të vazhdojë që të mbështesë implementimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Shpresojmë që drejtuesit dhe institucionet e drejtësisë të ecin përpara për të sjellë rezultatet që i shërbejnë popullit të Shqipërisë, plotësojnë standardet e BE dhe afrojnë Shqipërinë me SHBA”, tha Kim./tvklan.al








Të ngjashme