Kim Kardashian përdor ende mbiemrin e martesës për firmosjen e autografeve pavarësisht ndarjes nga Kanye West.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” shkroi “Kim Kardashian West” kur firmosi një foto të sajën për një fans ndërsa po largohej nga një restorant ku po darkonte me të ëmën, Kris dhe motrat Kendall e Kylie.

Kim e ka përdorur mbiemrin e Kanye që nga martesa e tyre në vitin 2014, por tani mund të jetë thjesht për konsistencë. Ajo vazhdon ende të ruajë emrin “KKW” në markën e saj të kozmetikës pavarësisht divorcit./tvklan.al