Kim viziton qendrat e numërimit: SHBA do të jetë me ju deri në fund



Kim viziton qendrat e numërimit: SHBA do të jetë me ju deri në fund

01:34 26/04/2021

Ambasadorja Yuri Kim ka vizituar gjatë natës së sotme dy qendra numërimi, një atë në Vasil Shanto dhe një në Shkollën e Kuqe.

Kim shoqërohej nga kryekomisioneri i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Ajo i ka uruar punë të mbarë numëruesve, ndërsa bëri thirrje që të pritet me durim rezultati.

“Procesi i numërimit ka filluar për zgjedhjet në Shqipëri. Me kryekomisionerin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, vizitove qendrat e numërimit në Vasil Shanto dhe Shkollën e Kuqe. Punë të mbarë dhe faleminderit të gjithë numëruesve dhe stafeve të punës gjatë natës. Le të presim me durim rezultatin. SHBA-të do të jenë me ju deri në fund”, shkruan Kim./tvklan.al







Të ngjashme