Soreca: Hap kryesor për tryezën e parë ndërqeveritare

Lajm të madh e ka cilësuar ambasadorja amerikanë në vendin tonë, Yuri Kim, votimin nga Kuvendi të Altin Binajt si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ambasadorja thotë se shpreson që KED të dërgojë listën e kandidatëve të tjerë te Presidenti që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale

Votimin e Kuvendit e ka përshëndetur edhe ambasadori Luigi Soreca, i cili gjithashtu thekson nevojën për zgjedhjen e anëtarit tjetër nga ana e Presidentit. Ai nënvizon se funksionaliteti i plotë i gjykatës është një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për fillimin e tryezës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.

Për këtë çështje një reagim pati edhe ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf.

Tv Klan