Kina ka njoftuar se për të tretën ditë rresht ka një rënie të rasteve të reja me koronavirusin e ri. Këtë të diel autoritetet kanë raportuar 2.009 raste dhe vdekjen e 142 personave në rang global.

Numri i rasteve të reja pati kulmin gjatë kësaj jave për shkak të mënyrës si llogariteshin, por nga ai moment mësohet se numri ka rënë. Në total janë 68 mijë njerëz të infektuar në Kinë.

Viktima prej Covid-19 kanë mbetur 1655 persona. Jashtë Kinës janë shënuar 500 raste në të paktën 30 vende të ndryshme. Katër persona kanë vdekur në Francë, Hong Kong, Filipine dhe Japoni.

Mediat shkruajnë se masat që mori shteti kinez për të parandaluar përhapjen e koronavirusit po fillojnë të kenë impakt. /tvklan.al