Medalje ari dhe argjendi në ekuilibrin në tra, e bronzta për amerikanen Biles

Sportistja kineze, Guan Shenshen është fituesja e medaljes së artë në traun e ekuilibrit për femra në Lojërat Olimpike të Tokios. Gjimnastja ishte fantastike në performancën e saj, ku grumbulloi 14. 633 pikë. Një provë e suksesshme kjo nga ana e 16-vjeçares, që arriti të ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit në fundin e performancës së saj, duke arritur që të lërë pas rivalet.

Medalja e argjendtë shkoi për shoqen e saj, Tang Zhijing me 14.233 pikë.

Ylli i gjimnastikës amerikane, Simone Biles ka arritur tërë lë pas presionin e madh të krijuar kohët e fundit, duke ia dalë që të fitojë një medalje bronzi në ekuilibrin në tra.

Klan News