Kina gënjeu me shifrat e koronavirusit?

Kina gënjeu me shifrat e koronavirusit?

16:01 02/04/2020

Zbulimi amerikan: Mund të jenë disa herë më shumë se shifrat zyrtare

Një raport sekret i shërbimeve amerikane të zbulimit hedh dyshime se Kina ka fshehur shifrat e vërteta të të vdekurve dhe të të infektuarve nga koronavirusi. Mediat amerikane citojnë disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë që kanë lexuar raportin, ku arrihet në përfundimin se shifrat që janë raportuar nga zyrtarët e Partisë Komuniste janë shumë herë më të ulta se ç’mund të kenë qenë në të vërtetë.

Dyshimet u shtuan edhe pasi autoritetet kineze pranuan se në tre muajt e fundit, 21 milionë numra të telefonisë celulare ishin fikur gradualisht. Periudha përkon me përhapjen masive të koronavirusit, çka përbën motiv për të besuar se shumica dërrmuese e këtyre përdoruesve mund të jenë viktima të koronavirusit.

Fshehja e këtyre shifra, sipas raportit të zbulimit amerikan, është bërë në mënyrë të qëllimshme për t’a nxjerrë Kinën si triumfuesen kryesore në betejën kundër koronavirusit dhe për të ruajtur prestigjin e Partisë Komuniste dhe Presidentit Xi Jinping përballë opinionit publik ndërkombëtar. Kina po merret si shembulli ekselent në menaxhimin e krizës. Në mesin e muajit Mars, Xi Jinping shpalli fundin e epidemisë në Wuhan, vatrën globale të koronavirusit me një bilanc prej mbi 3 mijë viktimash e më shumë se 80 mijë të infektuarish, një shifër shumë herë më e ulët se në Shtetet e Bashkuara, Italia dhe Spanja.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo