Kina ka kufizuar qytetet më të vogla në vend nga ndërtimi i “ndërtesave super të larta“, si pjesë e një përpjekjeje për të goditur projektet e luksit. Kina është shteti i  disa prej ndërtesave më të larta në botë, përfshirë Kullën e Shangait, e cila ka 128 kate.

Raportet vendase vunë gjithashtu në pikëpyetje nevojën e qyteteve me intensitet të ulët për të ndërtuar qiellgërvishtës, duke sugjeruar se ato ishin ndërtuar për luks dhe jo praktike. Tashmë ekziston një ligj, për ndërtesat më të larta se 500 metra.

Në fillim të këtij viti Kina nxori një ligj për “arkitekturën jo estetike“. Arkitektët bëjnë me dije se cdo ndërtesë synon të jetë një pikë referimi, në këtë mënyrë  zhvilluesit dhe planifikuesit e qytetit përpiqen ta arrijnë këtë qëllim duke shkuar në ekstreme në risi dhe çuditshmëri.

Klan News