Kina i kthen nderin Turqisë

Kina i kthen nderin Turqisë

21:59 24/03/2020

Kite dhuratë: Ataturku e ndihmoi në 1938 kundër kolerës

Në një kohë kur nuk njeh kufi përhapja e COVID-19, vendet gjithnjë e më shumë interesohen për ato që quhen kite të shpejta. Kina që tashmë e ka fituar luftën me virusin ishte vendi i parë që i përdori dhe tani po i shpërndan edhe në shtete të tjera. Një sasi e tyre ka mbërritur në Itali ndërsa ngarkesa e parë me 50 mijë kite të shpejta mbërriti mëngjesin e së hënës edhe në Stamboll.

Sipas autoriteteve, brenda javës do të vijnë edhe 1 milionë kite të tjera ndërsa në total Turqia do të marrë 2 milionë kite me qëllim testimin e shpejtë të popullsisë fillimisht në Stamboll dhe Ankara e më pas në të gjithë vendin. Sasia e kiteve është dhuratë nga shteti kinez dhe mediat turke raportojnë se autoritetet kineze janë shprehur që i ka paguar Ataturku.

Kjo na çon dekada më parë në kohë, në vitin 1938. Ky është dokumenti që është botuar në atë kohë në gazetën e Shangait ku thuhet se Turqia është shteti i parë që ndihmon Kinën në betejën me kolerën. Ishte një ndihmesë nga një organizatë e themeluar nga Mustafa Kemal Ataturku që mesa duket populli kinez nuk e paska harruar.

Por si funksionojnë kitet e shpejta?

Avantazhi i këtyre kiteve është që testi i bëhet direkt pacientit. Kiti i lexon të dhënat për 10 minuta dhe vetëm 5 minuta zgjat procesimi. Pra, përgjigja del për 15 minuta dhe është 99.5% e saktë.

Ministria e shëndetësisë në Turqi i ka bërë thirrje të gjithë popullatës që të bëjë testimin. Deri tani në vend janë bërë mbi 20 mijë testime që konsiderohet pak për një vend që ka një popullsi prej 83 milionë banorë. Deri tani kanë humbur jetën 37 persona ndëra të infektuar janë mbi 1500 vetë.

Klan Plus




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi