Kina po ia vështirëson jetën një prej krijuesve kryesorë të smartphone-ve. Pas një oferte publike zhgënjyese javën e kaluar, aksionet e Xiaomi ranë ndjeshëm të hënën pasi investitorëve kinezë vendas iu mohua aftësia për të blerë në kompani.

Shkëmbimet e Shangait dhe Shenzhen të Shtunën ndaluan banorët e Kinës që të investonin në kompani me dy lloje aksionesh, një strukturë që u jep disa investitorëve më shumë pushtet se të tjerët.

Shumica e “investitorëve kinezë kanë mungesë aftësie për t’i kuptuar këto letra me vlerë”, thanë në një deklaratë bursat e Shangait dhe të Shenzhen.

Lajmi bëri që aksionet në Xiaomi të binin poshtë rreth 10% në Hong Kong. Më vonë ata rikuperuan shumicën e humbjeve të tyre duke e mbyllur me 1.9 %.

Xiaomi u bë publik në Hong Kong javën e kaluar dhe ishte kompania e parë që e bëri këtë gjë sipas rregullave të reja, duke u lejuar kompanive të futeshin në listë me aksione të dyfishta, gjë që bursat amerikane e kanë lejuar për dekada të tëra.

Hong Kong kishte shpresuar se rregullat e reja dhe një lidhje tregtare ekzistuese me tregjet e Shangait dhe Shenzhen, do të inkurajonin kompanitë më të mëdha të teknologjisë kineze të listoheshin në bursën e saj por rezultatet nuk janë ato që priteshin./tvklan.al