Pekini në një deklaratë bën të ditur se Kevin McCarthy të mos përsërisë gabimet katastrofike të së kaluarës

Kina sërish ka paralajmëruar kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Kevin McCarthy, të mos përsërisë gabimet katastrofike të së kaluarës dhe të takohet me Presidentin e Tajvanit Tsai Ing-wen.

Sipas asaj që raporton Reuters, Pekini me këtë deklaratë synon të tregojë se ky takim nuk do të ndihmonte paqen dhe stabilitetin rajonal, por vetëm do të bashkonte popullin kinez pas një armiku të përbashkët.

Republikani McCarthy, lideri i tretë më i lartë i SHBA-së, do të presë një takim në Kaliforni të mërkurën me Tsai, e cila nisi udhëtimin e saj në SHBA gjatë javës që lamë pas. Pavarësisht se në çfarë cilësie takohet McCarthy Tsai, gjesti do të dëmtonte shumë ndjenjat e popullit kinez, do të dërgonte një sinjal serioz të gabuar për forcat separatiste të Tajvanit dhe do të ndikonte në themelin politik të lidhjeve kino-amerikane, thuhet në një deklaratën e ministrisë së jashtme kineze.

Një vizitë në Tajvan vitin e kaluar nga ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqsuesve Nancy Pelosi u pa si një provokim i madh nga Kina, e cila reagoi me stërvitje ushtarake rreth ishullit. Tensionet janë rritur pas një mosmarrëveshjeje mbi balonat e supozuara të spiunazhit dhe përpjekjet në rritje të SHBA-së për të ndërprerë aksesin e Kinës në teknologjinë e përparuar .

Së fundmi balona kineze që fluturoi mbi SHBA në fillim të këtij viti arriti të mbledhë të dhëna për Pekinin në kohë reale. Ajo merrte sinjale elektronike, sipas asaj që raporton BBC. Por zyrtarët amerikanë thonë se ata ia dolën të kufizojnë aftësitë e tullumbacse për mbledhjen e të dhënave teksa ajo fluturonte mbi SHBA. Balona u rrëzua më 4 Shkurt nga një aeroplan luftarak amerikan në ujërat e Karolinës Jugore.

Klan News