Pas sanksioneve të vendosura nga Presidenti amerikan Donald Trump, Kina kërcënon të hakmerret kundër SHBA-së.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lu Kang, i sheh sanksionet si përpjekje për të kufizuar tregtinë ndërkombëtare. Ai tha se Pekini i kundërshton vendet që imponojnë sanksione në mënyrë të njëanshme ndaj kompanive, dhe në këto raste shtoi se do të merren masa.

Presidenti Trump deklaroi emergjencë kombëtare dhe firmosi një urdhër ekzekutiv që i ndalon kompanive amerikane të përdorin firma të huaja telekomunikacioni, pasi besohet se vënë në rrezik sigurinë kombëtare. Ndonëse në urdhër nuk përmendet asnjë kompani, lëvizja është komentuar si një goditje për gjigantin teknologjik kinez, Huawei.

Kina akuzon Presidentin Trump se po përdor si pretekst sigurinë kombëtare për të goditur kompanitë e huaja, në rastin konkret gjigandin kinez të teknologjisë, Huawei.

“I bëjmë thirrje SHBA-së të ndalojë këtë praktikë dhe të krijojë kushte më të mira për të bashkëpunuar me biznesin”

, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës. /

tvklan.al