Kina ka lëshuar një anije kozmike sekrete në orbitë. Sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare, ajo që dihet është që anija është e ripërdorshme.

Anija u lëshua të enjten nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Jiunquan. Në një njoftim të medias shtetërore Xinhua thuhej se kjo qendër po dërgonte një anije kozmike të ripërdorshme në orbitën e ulët të Tokës.

Sipas tyre, testet janë kryer për të verifikuar anën teknike të anijes. Në lidhje me këtë operacion nuk janë lëshuar pamje, por spekulohet që të jetë një avion hapësinor.

Kina duket se po bën lëvizje për të zhvilluar aftësitë e saj sa i përket anijeve kozmike të ripërdorshme.

Zyra e Informacionit e Këshillit Shtetëror të Kinës në Janar të këtij viti deklaroi se vendi do të “vazhdojë të forcojë kërkimin në teknologjitë kryesore të ripërdorshme për sistemet e transportit hapësinor dhe të kryejë fluturime testuese në përputhje me rrethanat”. /tvklan.al