Amnesty International thirrje qeverisë kineze të lirojë fëmijët

Kina ka ndarë me forcë familjet Ujgure dhe ka dërguar fëmijët e vegjël në jetimoret shtetërore, sipas grupit të të drejtave të njeriut Amnesty International.

Në një raport të ri, Amnesty i ka bërë thirrje Kinës që të lirojë të gjithë fëmijët Ujgurë që mbahen në jetimore pa pëlqimin e familjeve të tyre. Organizata ka biseduar me prindërit që u detyruan t’i lënë fëmijët me të afërmit në Kinë kur u arratisën nga vendi.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se Kina ka arrestuar mbi një milion Ujgurë.

Qeveria kineze është përballur gjithashtu me akuza për gjenocid kundër popullit Ujgur dhe pakicave të tjera myslimane. Ujgurët detyrohen të punojnë, gratë sterilizohen, abuzohen seksualisht dhe përdhunohen.

Pekini mohon se Ujgurët po mbahen në kampe përqendrimi në rajonin Xinjiang të Kinës Veriperëndimore dhe nga ana tjetër i quan kampet qendra “riedukimi” që përdoren për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Për shkak se hyrja në Xinjiang është shumë e kufizuar, organizata Amnesty International intervistoi Ujgurët që u arratisën nga rajoni para se të intensifikohej shtypja në vitin 2017.

Amnesty i bëri thirrje Kinës që të mundësojë qasje të pakufizuar në Xinjiangpër ekspertët e të drejtave të njeriut të OKB-së, vëzhguesve të pavarur dhe gazetarëve dhe të lirojë të gjithë fëmijët që mbahen në jetimore kundër vullnetit të familjeve të tyre.

Klan News