Kina ka njoftuar se do të ndalojë përkohësisht hyrjen e të huajve që janë me vizë ose leje qëndrimi. Ky vendim vjen pasi vendi po tenton që të ndalojë së rikthyeri sërish në Kinë të koronavirusit.

Pezullimi do të nisë nga e shtuna. Personat që do të shkojnë në Kinë për aktivitete të nevojshme ekonomike, tregtare, shkencëtare ose teknike do t’u duhet që të aplikojnë në ambasadat kineze ose konsullatat për viza. Nga ky vendim nuk preken diplomatët.

“Ndalimi është një masë e përkohshme që merr Kina pas shpërthimit të koronavirusit dhe praktikave të vendeve të tjera”, thuhet në një reagim të qeverisë kineze.

Më herët të enjten, Kina njoftoi se do të ndalojë fluturimet që hyjnë në vend në mënyrë drastike./tvklan.al