Autoritetet kineze kanë mohuar akuzat se mund të jenë përfshirë në një sulm të madh kibernetik kundër gjigandit të teknologjisë, Microsoft.

Në një deklaratë nga ambasada e Kinës në Australi, akuzat u quajtën si “të pabazuara dhe të papërgjegjshme” dhe shtohej se “qeveria kineze është një mbrojtëse e vendosur e sigurisë kibernetike”. Më tej akuzat janë quajtur si të dëmshme dhe që nuk ndihmojnë askënd.

Por edhe pse Kina ka mohuar që të fshihet pas sulmit kibernetik, shumë shtete duke përshirë Britaninë  e Madhe, SHBA-në, Australinë dhe Zelandën e Re janë të bindura për për autorët e sulmit.

Deri tani bëhet me dije se nga sulmi janë prekur rreth 30 mijë organizata në të gjithë botën.

Edhe vetë Microsoft fajësoi një grup kinez të spiunazhit kibernetik për shfrytëzimin e një dobësie në Microsoft Exchange, i cili lejoi hakerat të aksesonin në distancë kutitë e postës elektronike./tvklan.al