Asnjë rast infektimi këtë të hënë

Teksa e gjithë bota është në kulmin e betejës me valën e përhapjes së variantit Delta, Kina i çoi në zero këtë të hënë infektimet ditore.

Autoritetet shëndetësore kineze thanë se asnjë person nuk rezultoi pozitiv ndaj COVID-19 në testet e kryera gjatë 24-orëve të fundit, çka mund të konsiderohet si një triumf i radhës edhe ndaj variantit Delta.

Suksesi është i gjithi tek metoda e testimit masiv të popullsisë së qyteteve ku shfaqen rastet e para dhe izolimi i menjëhershëm i të infektuarve.

Mutacioni Delta përfshiu Kinën në mesin e muajit Korrik, pasi disa punonjës të aeroportit të Nançingut rezultuan pozitivë. Prej Marsit të vitit të kaluar, infektimet ditore nuk i kapërcyen kurrë 130 raste.

Sakaq, shifrat e infektimeve ditore janë të qëndrueshme në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë. Edhe pse të larta, shifrat e vdekjeve janë në reduktim edhe në Rusi, pas rekordeve absolute të javës së kaluar kur kapërcyen 800 vdekje ditore.

Tv Klan