Prodhimet e Kinës në Bitcoin kanë rënë në mënyrë drastike, tregojnë kërkimet e Cambridge Bitcoin Electricity Consumption Index.  Në Shtator të 2019, Kina zotëronte mbi 3/4 e prodhimit të Bitcoin.

Rënia e parë e saj ishte me 38% në nivel global, por gjatë muajve Korrik- Gusht pati një rritje të lehtë me 20%.

Që nga ajo periudhë Kina i ka shpallur të paligjshme transaksionet me Bitcoin. Por kjo ka ndodhur para kërkimit të bërë nga CBECI.

Nga të dhënat e fundit të marra deri në muajin Gusht, Bitcoin zë vendin e parë në Shtetet e Bashkuara me 35.4%, Kazakistani me 18.1%, dhe e fundit Rusia me 11%. Qeveria kineze ka vendosur të mos ketë më prodhim të Bitcoin për shkak të problemeve mjedisore që sjell.

Duhet theksuar që prodhimi i tyre kërkon një sasi shumë të madhe të energjisë elektrike.

Për momentin kjo monedhë elektronike konsumon 0.45% të energjisë eletrike botërore.  Kërkimet e CBECI treguan se në Kinë ka pasur shumë raste të zhvendosjes së njerëzve në provinca me energji elektrike më të lirë. Gjithashtu në vendet ku prodhohet kjo monedhë, po rritet ndotja atmosferike. /tvklan.al