Tatuazhet nuk lejohen për futbollistët e përfaqësueseve të Kinës, duke nisur nga moshat e deri tek ekipi i parë. Autoritetet sportive në vend njoftuan këtë rregull sipas mediave ndërkombëtare, duke thënë se ata janë shembull për të rinjtë. Futbollistët të cilët i kanë aktualisht tatuazhet, duhet t’i heqin ose t’i mbulojnë gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve.

Ky kusht i fundit pranohet vetëm nëse jepet pëlqimi i ekipit. Mbrojtësi me përvojë Zhang Lingpeng, i cili numëron më shumë se 80 takime me Kinën, i ka krahët e mbuluara me tatuazhe. Kjo masë vjen, pasi rinia po i pëlqen gjithmonë e më shumë dhe Pekini po lufton këtë tendencë.

Tv Klan