Kina ka ndaluar transmetimin e BBC Word News. Lajmin e ka bërë të ditur Administrata Kombëtare Kineze për Radion dhe Televizionin ku ka theksuar se nuk do të lejojnë që BBC të vazhdojë transmetimin në Kinë, por gjithashtu nuk pranon aplikimin vjetor për transmetimin ne vazhdim.  Sipas tyre janë gjetur shkelje të rregullave të transmetimit nga ky televizion vitin e kaluar. 

Kina ka kritikuar BBC për mënyrën e raportimit  të lajmeve për koronavirusin si dhe mbi trajtimin e çështjes së minoritetit etnik të Ujgurëve.

Nga ana tjetër rrjeti televiziv BBC ka deklaruar së është i zhgënjyer nga ky vendim duke thënë se BBC është transmetuesi ndërkombëtar më i besuar i lajmeve në botë dhe raporton për histori nga e gjithë bota në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe pa frikë e favor , ka theksuar ndër të tjera zëdhënësja e BBC.

Ndërsa Sekretari i jashtëm britanik  Dominic Raab e quajti masën një kufizim të papranueshëm të lirisë së medias.  Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi autoriteti britanik i mediave i ka refuzuar televizionit shtetëror kinez China Global Televizion Network licencën për transmetim.

Marrëdhëniet midis Kinës dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë pasur një përkeqësim mbi çështjen e Hong Kong.

Në janar, Mbretëria e Bashkuar prezantoi një vizë të re që i jep 5.4 milion banorëve të Hong Kongut të drejtën për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar  sepse beson se Kina po minon të drejtat dhe liritë e territorit.

Klan News