Kina në alarm, virusi rikthehet më i fuqishëm



Kina në alarm, virusi rikthehet më i fuqishëm

14:00 04/07/2020

Pekini futet në karantinë. Pas një periudhe gati dy mujore me një numër minimal të infektuarish, Kina, atje ku edhe nisi përhapja koronavirusit, është sërish në alarm.

Gentian Qejvanaj prej 8 vitesh jeton në Kinë, dhe është mësues i gjuhës angleze, tregon se ushtria ka zbarkuar në Pekin për të kontrolluar situatën. Ai shprehet se të infektuarit janë rritur edhe jashtë Pekinit, ndërkohë që shifrat e sakta nuk dihen.

Qytetarët mund të dalin nga kryeqyteti Kinez vetëm nëse nuk janë të infektuar me Covid 19. Ndërkohë që në një intervistë për Klan Plus Gentian Qejvanaj shprehet se nga raportimet e autoriteteve kineze, rezulton se virusi është bërë më i fuqishëm.

“Ka pësuar mutacion. Tani më nuk bëhet karantinë 14 ditore por 28 ditore”.

Në Pekin të gjitha shkollat dhe universitet janë të mbyllura. Maska është detyrim në çdo ambient. Ndërkohë që aktualisht asnjë i huaj nuk lejohet të hyjë. Pritet hapja e kufijve në mesin e këtij muaji vetëm për vendet e Bashkimit Europian dhe anasjelltas, shtetasit kinez  do lejohen të hyjnë në këto vende.

Klan Plus




Të ngjashme