Një biznesmen i fuqishëm është vënë në pranga nga autoritetet në Hong Kong, pasi akuzohet për marrëveshje të fshehtë me forca të huaja. Rasti i Jimmy Lai është i profilit më të lartë në lidhje me ligjin kontrovers të sigurisë të imponuar nga Kina në Qershor.

Lai ka qenë mbrojtës i zërave pro-demokratikë dhe mbështetës i protestave që shpërthyen vitin e kaluar. 71-vjeçari, i cili mban edhe pasaportë britanike, u akuza në Shkurt për mbledhje të jashtëligjshme dhe kanosje. Ai u lirua me kusht.

Media shtetërore kineze e ka përshkruar manjatin e mediave si një mbështetës trazirash dhe se publikimet e tij kanë shkaktuar urrejtje, kanë shpërndarë thashetheme dhe kanë njollosur autoritetet e  Hong Kongut dhe atdheut për vite me radhë.

Dy djemtë e tij, në role ekzekutive në kompani, janë arrestuar gjithashtu./tvklan.al