Varianti Delta është përhapur në 15 qytete kineze, gati 200 persona janë infektuar në qytetin Nanjing

Kina po përjeton përhapjen e saj më të madhe të rasteve të infektuara me COVID-19 që nga shpërthimi fillestar në Wuhan.

Qyteti kinez Nanjing ka raportuar të paktën 185 raste në më pak se dy javë.

Infeksionet, për të cilat fajësohet varianti Delta, janë përhapur në të paktën 15 qytete të tjera kineze që kur virusi u zbulua për herë të parë në aeroportin e Najing në fillim të këtij muaji.

Në shkallë vendi, ka të paktën 23 raste të tjera, përfshirë në kryeqytetin Pekin, pasi lloji shumë ngjitës i variantit Delta është kthyer në një sfidë serioze për autoritetet atje. Nuk dihet ende nëse të infektuarit janë vaksinuar.

Sidoqoftë, ekspertët besojnë se situata mund të kontrollohej pasi shpërthimi ishte ende në një fazë të hershme. Rritja e re e rasteve ka bërë që disa në mediat sociale kineze të spekulohet nëse vaksinat kineze po funksionojnë kundër variantit Delta. Një numër vendesh të Azisë Juglindore të mbështetura tek vaksinat kineze kanë njoftuar kohët e fundit se do të përdorin doza të tjera.

Kina deri më tani ka arritur ta mbajë virusin kryesisht nën kontroll duke mbyllur kufijtë dhe duke marrë masa të rrepta për të shuar shpërthimet lokale.

Klan News