Karantinë për 6 milionë banorët e Zhengzhuse

Pavarësisht se në gjithË globin, valët masive të përhapjes së koronavirusit duket se tashmë i përkasin të kaluarës nuk ndodh kështu në Kinë.  24 orët e fundit, infektimet ditore arritën rekord me mbi 31 500 raste, duke thyer shifrën më të lartë për këtë vit të arritur në Prill me 28 mijë infektime ditore, që futi në karantinë banorë e Shangait.

Këtë herë është qyteti Zhengzhu,në Kinën Qëndrore, ku 6 milionë banorë do t’i nënshtrohen bllokadës 5 ditore duke nisur nga e Premtja. Ky qytet është përballur ditët e fundit me protestat e dhunshme të punonjësve të firmës Fokskon, prodhuesit më të madh në botëtë pjesëve elektronike që furnizon edhe gjigantë të teknologjisë së lartë si Apple.

Protestat shpërthyen pasi kompania informoi punonjësit se do të shtyjë shlyerjen e bonuseve, ndërsa disa prej të punësuarve u ishte kërkuar që të rrinin në konvikte me kolegë të infektuar me COVID-19.

Kina është i vetmi vend në botë që po zbaton politikën 0-Covid, ku të infektuarit vazhdojnë të mbahen në masa të ashpra izolimi.

Tv Klan