Autoritetet kineze po vendosnin sërish kufizime në udhëtime në Pekin, pas një vale të re shpërthimi të virusit Covid-19.

Ndërsa në Europë dhe Amerikën Latine nisja hapja graduale, ekspertët në Kinë kanë ringritur alarmin dhe thirrjet për vigjilencë ndaj koronavirusit.

Mediat e huaja raportojnë se Kina ka numëruar 40 raste të reja, 27 prej tyre në Pekin, duke e cuar numrin total prej ditës së premte dhe deri sot në 106 raste.

Nga këta të infektuar, një prej tyre paraqitet në gjendje kritike. Zëvendës kryeministri kinez ka kërkuar vendosjen sërish të masave të rrepta për të kontrolluar Covid-in.

“Times” raporton se virologët dyshojnë se virusi është importuar në Kinë nga Europa, ndërsa shprehen se gjetja e vaksinës është edhe më sfiduese për shkak të ndryshimit të këtij virusi.

Kryeqyteti kinez, me një popullsi prej 21.5 milion, ka mbyllur të paktën 11 lagje afër Xinfadi, ndërsa ka nisur testim masiv për qytetarët. /tvklan.al