Zbritja është konsideruar si një arritje e jashtëzakonshme pas sondës që lëshoi SHBA-ja në Shkurt

Kina ka zbarkuar me sukses një anije kozmike në Mars. Agjencia Kineze e Hapësirës nisi misionin pa pilot Tianwen-1, siç quhet anija kozmike e dërguar në hapësirë, më 23 Korrik 2020.

Tianwen-1 përbëhet nga tre komponentë: pjesa kryesore e anijes që do të mbetet në orbitë rreth marsit, pjesa që u ul dhe brenda tij roboti i telekomanduar Zhurong.

Automjeti përdori një kombinim të një kapsule mbrojtëse, një parashute dhe një platforme rakete për të bërë zbritjen. U deshën 17 minuta për të shpalosur panelet diellore dhe për të dërguar një sinjal përsëri në Tokë.

Zhurong, që do të thotë Zoti i Zjarrit, me peshë më shumë se 200 kg, është i pajisur me katër panele fotovoltaike për të siguruar furnizimin me energji. Ai do të jetë funksional për tre muaj.

Gjithashtu ka kamera, radarë dhe lazer, të cilët do të lejojnë të studiojnë mjedisin e tij dhe të analizojnë përbërjen e shkëmbinjve të Marsit. Arritja e suksesshme në Mars është e jashtëzakonshme, duke pasur parasysh natyrën e vështirë të detyrës.

Kina ishte përpjekur të dërgonte një robot kërkimor në Mars në 2011, një mision i përbashkët me Rusinë, por që kishte dështuar dhe pas asaj përpjekje Pekini vendosi të vazhdojë misionet i vetëm. 

Të gjitha vendet e tjera që kanë provuar ose janë rrëzuar ose kanë humbur kontaktet pasi kanë dalë në sipërfaqe. Presidenti kinez Xi Jinping e përgëzoi ekipin e misionit për arritjen e jashtëzakonshme.

Klan News