Qeveria kineze: Për çdo injektim, 2 doza do përdoren për popullsinë vendase


Një vaksinë anti-Covid nga Kina për të gjithë pjesëmarrësit në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të kësaj vere. Kjo është oferta e bërë nga qeveria kineze për Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, e cila ka dalë garant për të vaksinuar të gjithë pjesëmarrësit me vaksinën kineze. E gjitha është që sportistët dhe jo vetëm, të promovojnë vaksinën kineze nëpër botë. Vaksinimi do të kryhet tek pjesëmarrësit e Tokio 2020 dhe Pekin 2022.

Për secilën dozë, qeveria do të blejë dhe dy doza të tjera që do të përdoren për të vaksinuar qytetarët kinez. Kontributi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në këtë mision është me kosto zero.

Kreu i Komitetit, Tomas Bah ka premtuar dhe njëherë se Olimpiadat do të jenë të sigurta dhe shtoi se spekulimet për anulimin e turneut janë tërësisht të pabaza.


Sa i përket publikut, Toshiro Muto, CEO i Tokyo 2020, në fjalën e tij në Kongres foli për rimbursimet e biletave në rast të mbylljes totale të impianteve sportive. Lojërat Olimpike të Tokios janë programuar për tu mbajtur nga e premtja e 23 Korrikut deri më 8 Gusht 2021.

Klan News