Biden: Nuk shqetësohem për Tajvanin, por për Kinën

Kina nuk i ndal manovrat ushtarake pavarësisht përfundimit të afatit 4-ditor të stërvitjeve detare dhe ajrore në 6 pika përreth brigjeve të Tajvanit.

Këtë të hënë, Pekini nisi një fazë të re të stërvitjeve ku sërish përfshihen forcat ajrore dhe ato detare. Vazhdimi i stërvitjeve ushtarake kineze ka shtuar frikën në Tajvan se ato mund të jenë përgatitje për pushtimin e ishullit. Megjithatë sipas zyrtarëve në Taipei, anijet ushtarake kineze nuk e shkelën asnjëherë hapësirën detare të Tajvanit prej 22 kilometrash nga brigjet.

Në stërvitjet e nisura këtë të hënë përfshihen edhe nëndetëset. Ato nisën të entjen e kaluar pas vizitës së drejtueses së Dhomës së Ulët të Kongresit Amerikan në Taipei, që për Pekinin është shkelje e sovranitetit të vendit. Në një reagim për mediat, Presidenti Amerikan Joe Biden u bëri këtë koment për situatën.

“Nuk jam i shqetësuar për Tajvanin, por për lëvizjet e Kinës në rajon. Ata po lëvizin aq sa janë dhe nuk besoj se do të bëjnë diçka më shumë.”

President Amerikan ritheksoi edhe njëherë se vendim për të vizituar Tajvanin ishte marrë personalisht nga drejtuesja e Dhomës së Ulët të Kongresit Amerikan Nensi Pelosi.

Tv Klan