Ligji i ri për sigurinë në Hong Kong i ka dhënë mundësi Kinës që të ngrejë një zyrë në territorin e saj për të mbledhur informacione dhe për  t’u përballur me krime kundër sigurisë kombëtare. Agjencia shtetërore e lajmeve kineze, Xinhua, raporton se ligji do të jetë mbi çdo ligj tjetër lokal me të cilën ka konflikt.

Mirëpo ky rregull i ri ka krijuar protesta dhe është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar. Kritikët thonë se ky vendim do të shkatërrojë liritë që gëzon Hong Kongu. Të premten Parlamenti Europian votoi një rezolutë që të çojë Kinën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë nëse ky ligj hyn në fuqi.

Megjithatë Kina ka deklaruar se do të bëjë çfarëdo që është e nevojshme për të shtypur aktivitetet që kërkojnë ndarjen e Hong Kongut, terrorizmin apo çdo lloj tjetër elementi tjetër. Gjithashtu ka refuzuar kritikat si një ndërhyrje në çështjet e saj të brendshme.

Hong Kongu iu dorëzua Kinës pas kontrollit që kishte nga Britania në vitin 1997 nën marrëveshjen “një vend, dy sisteme”, parim që i garantonte qytetarëve aty disa liri që nuk aplikoheshin në atdhe./tvklan.al