Pas prekjes së pikës më të largët të sistemit tonë diellor nga sonda e NASA-s, “New Horizons”, astronautët, këtë herë ata kinezë, përmbushin një tjetër arritje historike. Sonda “Chang’e 4” e Agjencisë Hapësinore Kineze u ul në pjesën më të largët të Hënës, që gjerësisht njihet si ana e errët e satelitit të Tokës.

Sonda u ul me sukses në basenin Aitken, në Polin e Jugut, që është krateri më i vjetër e më i thellë i Hënës. Misioni i “Chang’e 4”, është mbledhja e kampionëve nga kompozitet minerare të pjesës së pazbuluar, me qëllim zhvillimin e eksperimenteve biologjike.

Të shumta kanë qenë misionet e amerikanëve, rusëve, madje edhe Agjencisë Indiane të Hapësirës, por të gjitha në anën e afërt të Hënës. Ana e errët e saj ishte fotografuar më herët, por nuk ishte prekur asnjëherë.

Ngjarja përkon me 50-vjetorin e arritjes së njeriut të parë në Hënë. Më 16 korrik të vitit 1969, Neil Armstrong me anijen hapësinore “Apollo 11” preku për herë të parë Hënën, duke shënuar një hap të madh për njerëzimin.

Tv Klan