Shefi i diplomacisë kineze diskutoi rrugët nga Ballkani drejt BE-së

Greqia dhe Kina rikonfirmuan aleancën ekonomike në takimet që u zhvilluan në Athinë nga shefi i diplomacisë kineze Yu Wang me Kryeministrin Mitsotakis dhe homologun Dendias.

Kina, që po ndërton porte, hekurudha dhe infrastrukturë të tjera në dhjetëra vende anembanë botës nën iniciativën e saj “Një brez dhe një rrugë”, tashmë është përfshirë shumë në Greqi duke zotëruar Pireun një nga portet më të mëdha në Evropë.

Me vendimin e Parlamentit grek Kompania kineze Cosco Shipping tani zotëron 67% të Autoritetit Portual të Pireut pjese e marrëveshjes koncesionare të nënshkruar më parë nga ish-kryeministri Tsipras.

Pireu porti më i madh të Mesdheut, një nga më të mëdhenjtë në botë është shndërruar në një qendër kryesore të kalimit për mallrat e destinuara për portet e Mesdheut dhe Detit të Zi.

Sindikatat greke kanë kritikuar kushtet e punës në terminalin e anijeve, duke thënë se u është dhënë prioritet fitimeve qe janë vënë mbi sigurinë, duke rrezikuar mirëqenien e punonjësve. Një punëtor humbi jetën këtë javë në një aksident në terminalin e kontejnerëve Cosco-run në Pire. Partia opozitare greke SYRIZA kritikoi kushtet në port, duke thënë se aksidente të tilla në punë shkaktoheshin nga “normat e vazhdueshme rraskapitëse të punës (në terminalin e kontejnerëve që shkaktojnë lodhje afatgjatë dhe sëmundje të lidhura me punën”. Cosco fitoi 51% të aksioneve në portin e Pireut në vitin 2016, nën një qeveri të udhëhequr nga SYRIZA.

Ministri kinez Yu Wang konfirmoi faktin se Greqia mund të jetë një portë për investimet e mallrat kineze nga Azia në Evropë, si dhe një qendër energjetike me ndërtimin, e stacionit të ri të gazit të lëngshëm në Aleksandropolis.  Wang i tha Mitsotakis se nuk ka konflikt thelbësor interesi apo konflikt gjeopolitik mes Kinës dhe BE, duke shtuar se të dyja palët janë partnerë, jo kundërshtarë dhe bashkëpunimi i tyre i tejkalon dallimet e tyre.

Në bisedimet me holologun Dendias, ai theksoi se Kina mbështet BE-në në procesin e integrimit dhe rritjen e autonomisë strategjike. Pas Greqisë shefi i diplomacisë kineze vizitoi Serbinë ku në komunën e Zemunit në afërsi të Beogradit, po ndërtohet fabrika ku prodhohet vaksina Sinopharm kundër koronavirusit.

Tv Klan