Autoritetet taivaneze pretendojnë se Kina ka zhvendosur raketat tokë-ajër në ishullin Woody, në Detin e Kinës Jugore.

Një veprim i tillë mendohet se do të tensionojë marrëdhëniet në rajon, ndërsa ishulli në fjalë është bërë mollë sherri pasi është një pretendim territorial nga Kina, Taivani dhe Vietnami.