Autoritet po bllokojnë aksesin e përdoruesve në lajmet ndërkombëtare dhe mediat sociale

Censurë në të gjitha mënyrat. Kjo është taktika që qeveria e Pekinit po përdor tani për të shtypur protestat e të rinjve, kryesisht studentë, të cilët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj politikës zero të  Covid-19 dhe që kanë shkaktuar dhimbje koke për liderin, Xi Jinping dhe partinë e tij.

Edhe pse në orët e fundit, autoritetet kineze kanë filluar të lehtësojnë masat e rrepta të bllokimit në shumë zona, në përpjekje për të qetësuar protestuesit  autoritetet po përdorin të dhënat e tyre personale në celularët e tyre. Përveç të tjerave  ata mund të gjurmohen kudo që ata ndodhen.

“Në çdo moment”, siç thekson CNN, qeveria e Pekinit e di saktësisht se ku janë qytetarët kryesisht ata që morën pjesë në protestat e ditëve të mëparshme.

Ndërsa gazeta britanike The Guardian raporton se autoritetet kineze kanë goditur rrjetet private virtuale, të cilat protestuesit i përdorin për të aksesuar lajmet e ndaluara dhe aplikacionet e mediave sociale që janë të ndaluara në Kinë.

Vlen të theksohet se bllokimet janë hequr në qytetet e mëdha këtë javë, edhe ku ende raportohen numra relativisht të lartë të rasteve. Edhe kërkesat e testimit dhe karantinës gjithashtu janë lehtësuar në disa zona.

Klan News