Të apasionuarit do të kenë mundësi të përjetojnë një eksperiencë të frikshme përmes efekteve speciale

Të apasionuarit pas filmave horror që janë në kërkim të adrenalinës, tani mund të përjetojnë një aventurë tërësisht tjetër në ‘Kinemanë Horror’ të Dubait.

Gjithçka fillon me një “recepsionist” të frikshëm që mirëpret mysafirët dhe i shoqëron ata drejt përvojës së tyre horror nga dhoma të ndryshme arratisjeje në një kinema.

Brenda kinemasë, të ftuarit janë ulur në katër divane në teatrin që ngjan me një shtëpi fantazmë, ku shfaqen filma horror.

Të pranishmit do të kenë mundësi të provojnë tërësisht një eksperiencë tjetër përmes efekteve speciale të teknologjisë së lartë.

“E dini, nuk është ajo që shihni në ekran, nuk është fantazma në ekran që ju frikëson, është e panjohura, e padukshmja, e paparashikueshme, pritja që të ndodhë e frikshmja, dhe gjatë gjithë kësaj eksperience, unë thjesht prisja që diçka të dilte, prisja që diçka të më trembte dhe nuk më zhgënjeu”, thotë turisti amerikan Mike Mikesell.

Nëse filmat nuk rezultojnë jo shumë të frikshëm, të ftuarit më pas përcillen nëpër sallat e një “hoteli të humbur ”  ku kalojnë nëpër dhoma të ndryshme.

Të tmerruar, disa të ftuar u mbajtën fort pas njëri-tjetrit ndërsa bëheshin gati për të përballuar sfidat e çdo dhome. Këto dhoma janë konceptuar sipas filmave më të famshëm horror të përshtatura deri në detajet më të vogla.

Klan News