Kinematë në rrezik falimentimi



Kinematë në rrezik falimentimi

22:20 11/07/2020

Bllokimi nga Covid ka shkaktuar dëme të mëdha financiare

Shtyrja e datës së hapjes së kinemave dhe teatrove për të situatës së koronavirusit në SHBA po ve në rrezik filmat dhe shfaqjet televizive që janë me buxhet të madh.

Sipas asaj që raporton Reuters, me shumë gjasë filmat do të mbeten pezull dhe kjo do të sjellë humbje shumë të mëdha.

Kineastët janë shprehur se duan të rikthehen në punë dhe kërkojnë nga autoritetet kompensim pasi kinematë po pësojnë një krizë të thellë.

Prodhuesit e pavarur po kërkojnë gjithashtu investitorë të huaj për t’i ndihmuar që të ringrihen, si dhe të kompensohet stafi i punonjësve që kanë mbetur të papunë për shkak të pandemisë.

Mijëra xhirime në të gjithë botën u mbyllën në Mars, kur Covid-19 u përhap në të gjithë botën dhe qeveritë vendosën masa shumë të rrepta.

Kinematë e mëdha si Amg Entertaiment, Cineworld dhe Cinemark kanë bërë të ditur që duan të hapin dyert për publikun në fillim të Korrikut. Por zyrtarët e shëndetit publik në Los Angeles dhe New York ende nuk kanë dhënë dritën e jeshile që këto evente të mbahen për vizitorët.

Studiot e Hollywood-it kanë nevojë për shumë kinema për të nxjerr filmat me buxhete të mëdha, duke mos lejuar gjithashtu grumbullime.

Prodhimet kinematografike dhe ata televizive nisën punën në 11 Qershor, por u ndërprenë për shkak se infektimet ditore në SHBA ishin shumë të larta.

Po ashtu është shtyrë nxjerrja e filmave me buxhete të mëdha, përfshirë filmin Mulan të kompanisë Disney dhe filmin më të fundit të serisë së filmave të James Bondit, No Time to Die.

Klan Plus




Të ngjashme